/2L ONLINE/ – Reagimi i degës së PDK-së në Gjilan, më saktësisht i disa individëve brenda saj, ku e cilësojnë Gjilanin ‘si qytet të gjarpërinjëve’ tregon se në çfarë deregje ka ra ky subjekt. Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, konsideron se Gropën e “Hajdin Sejdisë” e ka krijuar ky subjekt përgjatë qeverisjes së keqe dhe abuzive për gjashtë vjet dhe ne po heqim edhe këtë problem, të cilin u pa se juve nuk u ka interesuar kurrë ta zgjidhni.
Kështu nis reagimi I LDK-së së Gjilanit ndaj akuzave të PDK-së së Gjilanit se ky pushtet e ka shndërruar Qendrën ne Gjilanin në çerdhe e gjarpërinjve.
Shih shkrimin: PDK: Qendra e Gjilanit, çerdhe e gjarpërinjve
Më tej në reagimin e LDK-së thuhet: Gjilani nuk është qytet i gjarpërinjve, por është qytet i ushtarëve të Ibrahim Rugovës. Kjo u dëshmua në dy palë zgjedhjet e fundit që Gjilanin e dominon ushtria e Rugovës, të cilët ua treguan vendin, duke ju zhvendosur në vendin e tretë.
Kështu si po vazhdon kjo degë me shpifje, etiketime e me rrena, në zgjedhjet e ardhshme qytetarëte Gjilanit do ta ndëshkojnë edhe më keq sepse nuk mashtrohen më.
Në Gjilanine udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, tashmë është heqë tuta, pabarazia, bojkoti, keq qeverisja abuzive e koruptive dhe brenda një viti e gjysëm ne ua kthyer dinjitetin qytetarëve me qindra projekte në të mirë të tyre, duke qeverisur me duar të pastra e dyer të hapuradhe për këtë jemi krenarë.
Gjilani i është kthyer gjilanasve, ndërsa ju do të mbeteni të frustruar së paku edhe për një dekadë, përfundon reagimi i LDK-së, dega në Gjilan./2L ONLINE/