DYLON

Privatizimi nuk rritë mirëqenien, përkundrazi!

Avatar photo Redaksia

Sot kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri, ishte i ftuar si panelist në diskutimin e organizuar nga Forumi 2015, me temë ruajtjen e pasurive publike në Kosovë. Në diskutim u prezantuan disa studime nga instituti RIINVEST dhe organizata “Çohu!”. Në këto studime u paraqitën shqetësimet mbi proceset jotransparente, jodemokratike, shpeshherë edhe joligjore e me natyrë të dyshimtë, sa u përket proceseve të koncesionimit të aeroportit “Adem Jashari”, privatizimit të KEDS-it, projektit të ndërtimit të autostradës Prishtinë-Shkup, dhe menaxhimit partiak e nepotist të PTK-së.

Në fjalën e tij kryetari Ymeri përshëndeti punën e studiuesve dhe të shoqërisë civile e cila ndihmon në rritjen e vetëdijesimit publik mbi këto procese të rëndësishme ekonomike. Ai këmbënguli në domosdoshmërinë strategjike për të ruajtur e për të zhvilluar sektorët strategjikë të ekonomisë së Kosovës, jo vetëm përmes kapitalit privat por sidomos duke angazhuar edhe kapitalin publik. Ymeri tha se prioritet duhet të jetë punësimi dhe shpërndarja sa më e gjerë e të ardhurave, pasi siç po e pohojnë edhe qëndrimet e fundit të FMN-së dhe të institucioneve ndërkombëtare financiare, ekonomia “trickle down” nuk ka rezultuar e suksesshme në rritjen e mirëqenies, përkundrazi.

EkoHigjiena

Ymeri gjithashtu vuri theksin tek nevoja e përfshirjes më të madhe të aktorëve të ndryshëm shoqërorë, sindikatave, akademisë, medieve e sidomos edhe të Kuvendit të Kosovës në mbikëqyrjen e qeverisë, e cila shpesh në mënyrë jotransparente ka marrë vendime në dëm të ekonomisë, duke cenuar sovranitetin ekonomik të Kosovës e duke rritur papunësinë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.