Nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, Dega e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) në Gjilan ka mbajtur sot takim me strukturat e saj, përkatësisht kryesinë, nëndegët, Forumin e Gruas e atë të Rinisë.
Qëllimi i takimit ka qenë raportimi i ekipeve punuese në terren si parapërgatitje për zgjedhjet e 22 tetorit.
Të gjitha strukturat e LDK-së e kanë rikonfirmuar mbështetjen e madhe për LDK’në, duke thënë se projektet e mëdha të qeverisjes në këtë mandat në Gjilan kanë bërë që kësaj radhe Lutfi Haziri të fitoj bindshëm me mbështetje qytetare, jo vetëm partiake.
Kryetari Lutfi Haziri ka falënderuar strukturat e LDK’së për punën e madhe në terren dhe për mbështetjen e jashtëzakonshme drejt fitores së radhës.
“Me krejt qenien time unë dhe ekipi im jemi angazhuar dhe besojmë që e kemi bërë më të mirën për katër vitet e qeverisjes në Gjilan. Do të vazhdojmë me logjikën e qeverisjes me duar të pastra dhe dyer të hapura për qytetarët. Do të vazhdojmë t’i implementojmë projektet milionëshe, ku përfshihet edhe investimi i shekullit për këtë zonë – autostrada Gjilan-Prishtinë”, tha Haziri,
Në këtë takim u bë e ditur se grupet punuese do të vazhdojnë vizitat në terren në qytet dhe fshatra, duke takuar qytetarët derë më derë.