/2L ONLINE/ – Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së LDK-së në Gjilan, njëherit kryetar i Komunës, Lutfi Haziri, është mbajtur sot një takim me strukturat e Degës, përfshirë kryesinë dhe nëndegët. Kryesia dhe nëndegët e LDK-së i kanë dhënë mbështetje kryetarit Haziri për 9-mujorin e punëssë jashtëzakonshme në udhëheqjen e Komunës për vitin 2015, përkatësisht realizimin e projekteve madhore infrastrukturore, ndërtimin e rrugëve, kanalizimeve, ujësjellësit, fushave sportive, çerdheve etj.
Nga takimi i sotëm i LDK-së ka dalë konstatimi i këtij subjekti se për dy vjet qeverisje nën udhëheqjen e kryetarit Haziri, ka ndryshuar rrënjësisht kualiteti i jetesës për qytetarët e Gjilanit dhe se të gjitha premtimet që janë dhënë në fushatën elektorale janë duke u përmbushur dhe kjo ka ndikuar që çdo ditë të ketë anëtarësime të reja në LDK.
Ndërkohë, lidhur me zhvillimet e fundit politike në nivel vendi, Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan vlerëson se qytetarët e Kosovës nuk e duan anarkinë, por e duan qetësinë, respektimin e ligjshmërisë dhe mirëqenien, ndëkaq i ka dhënë mbështetje të fuqishme Qeverisë së Republikës sëKosovës për punën e mirë që po e bënë në shumicën e dikastereve. /2L ONLINE/