Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan ka prezantuar sot para punëtorëve shëndetësor programin e partisë në fushën e shëndetësisë, duke thënë se është program zhvillimor për këtë fushë të rëndësishme.
Kryetari i Shtabit Zgjedhor, Arben Mehmeti, i ka falënderuar punëtorët shëndetësor për punët e jashtëzakonshme e humane në shërbim të popullit, sikurse edhe mbështetjen e vazhdueshme për LDK’në, në të gjitha fazat, për të shtuar se vetëm Qeveria në krye me Vjosa Osmanin, do ta shërojë sistemin e shëndetësisë, të stërkequr nga rivalët.
Gjatë prezantimit të programit të shëndetësisë, kandidati i LDK’së dhe ish ministri Imet Rrahmani (35), tha se porgrami i kësaj partie në veçanti do ta reformojë këtë sistem në qeverisjen e ardhshme katër vjeçare.
“Sot e kemi një shëndetësi që ende nuk e ka krijuar besimin e qytetarëve. Ideja është që të krijohet një sistem i cili vazhdimisht gjeneron të hyra për shëndetësinë, ai është sistemi i sigurimeve shëndetësore. Në qeverinë Mustafa e patëm finalizuar këtë ligj, por të tjerët e stopuan. Do të punojmë që sistemi i shëndetësisë të jetë top prioritet në qeverinë e udhëhequr nga Vjosa Osmani”, tha Rrahmani.
“Implementimi i ligjit krijon edhe vende të reja pune. Planifikohet që të blehen 150 autoambullanca dhe të punësohen rreth 1 mijë punëtorë. Në kuadër të reformimit, është edhe sistemi i shëndetësi primare. Duhet të krijojhet një raport i veçantë i qytetarëve me mjekun. Pastaj, duhet të bëhet decentralizimi i sitemit shëndetësor, tercial dhe sekondar. Ne e patëm implementuar projektin me qeverinë zvicerane në vlerë prej 7 milionë euro, i cili tash po reklamohet nga të tjerët sepse kjo qeveri ka bërë dhe po bën vetëm improvizime dhe asgjë tjetër”, ka shtuar Rrahmani.
Kandidatja me numër 6, Lirije Kajtazi, ka falënderuar punëtorët shëndetësor për kujdesin ndaj shëndetit të qytetarëve, por theksoi se sistemi shëndetssor duhet të çkapet nga ata që që e kapën dhe e stërkeqen këtë sistem, duke e marrë shembull qeverisjen dy vjeçare të LDK’së.
Valentina Bunjaku Rexhepi (21), theksoi se meritojnë përkrahje sepse të gjitha kërkesat e Gjilanit që kanë ardhur për investime në qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa, janë implementuar në kohë rekorde.
Ndërkaq, kandidati për deputet me numër 44, Faton Bislimi, i ka falënderuar ata që nuk i janë ndarë asnjëherë proceseve saherë ka qenë nevoja, duke shtuar se në kohën e ish-ministrit Rrahmani ka pasur marrëveshje me shtetet e ndryshme të Europës në favor të përmirësimit të kushteve për mjekët, për shtuar kjo u ndërpre nga qeveria në largim.
Gjatë këtij takimi, kandidatët e LDK së Gjilanit kanë bashkëbiseduar me punëtorët shëndetësor, duke marrë këshilla dhe rekomandime në favor të përmirësimit të kësaj fushe.
e sponsorizuar