Në vlugun e përgatitjeve për zgjedhjet e 22 tetorit, Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan, nën udhëheqjen kryetarit dhe kandidatit për kryetar, Lutfi Haziri, ka mbajtur sot takimin me kandidatët për këshilltarë komunalë.
Kryetari Haziri ka kërkuar angazhim të madh të të gjithëve në çdo lagje të qytetit e fshatra, në mënyrë që përfaqësimi në Kuvendin Komunal të jetë më i madhi që prej themelimit të institucioneve.
“Lista e LDK’së është listë e vlerave. Në këtë listë që të gjithë kandidatët kanë kualifikim superior, njerëz të dëshmuar në profesionet e tyre, njerëz me duar të pastra dhe janë ata që do t’i mbrojnë interesat e gjilanasve. Me angazhimin dhe punët tuaj, unë besoj që përfaqësimi i LDK’së në Kuvendin Komunal do të jetë më i madhi në numër dhe më kualitativi që prej themelimit të institucioneve”, ka thënë Haziri.
Kandidatët për Asamblenë Komunale kanë konfirmuar se po punojnë në mobilizim natë e ditë për ta bërë fitoren e madhe më 22 tetor dhe për t’i vazhduar punët e hajrit në krye me liderin Lutfi Haziri.
Ndryshe, u tha se LDK e Gjilanit do të vazhdoj takimet maratonike mobilizuese nëpër çdo lagje e fshat të komunës.