“Sot, Komuna e Gjilanit, ndër shumë skandale të tjera, realizoi skandalin e radhës duke bllokuar në një formë të paparë më herët vendkalimin për këmbësorë, i cili lidh dy sheshet e qytetit”, thuhet në një reagim të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK0, dega në Gjilan..
Më tej në reagim thuhet:
“Vendosja e murit për ta ndërprerë qarkullimin e qytetarëve tanë nuk është zgjidhje e problemit, përkundrazi, ofendon qytetarët.
Qytetarët tanë respektojnë shenjat e trafikut, do e respektonin edhe semaforin në këtë vendkalim, andaj mos i fyeni ata me bllokada të tilla.
Kjo qasje nuk i bën nder qytetarëve e bashkëatdhetarëve tanë. Kjo nuk është mikpritje për ta.
Lidhja Demokratike, Dega në Gjilan, kërkon nga udhëheqësit e Komunës që ta pezullojnë menjëherë këtë veprim skandaloz. Sa më parë, aq më mirë!”, përfundon reagimi i LDK-së së Gjilanit. /2LONLINE/