/2L ONLINE/ – Shtëpiza e shkatërruar, përmes bedelave të jabanxhiut po mundohet të lëndoj qytetarët gjilanas, dhe atë të mbledhur në zgafelle pa pas guximin të dalin hapur para qytetarëve po nxjerrin klithma dhe selame të lodhura që për gjilanasit tani më janë të njohur si llafe të drekave me para të rrugëve! Para se të flasin përmes bedelëve, duhet ta shohin vetën në pasqyre ngase ndryshe s`kanë guxim as të dalin e të maten, këtë komoditet s`ja lejon mëkati që kanë bërë kundër qytetarëve të Gjilanit të lirisë, Gjilanit të ushtrisë e që as edhe një herë si pranoi fjalët e lodhura të jabanxhinjëve e aq më pak të bedelëve të lodhur.
Kështu është thënë në një komunikatë që Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së Dega në Gjilan që ka reaguar ndaj deklaratave të krerëve më të lartë të PDK-së që ditë më parë ishin në Gjilan ku u takuan me strukturat, anëtarësinë dhe mbështetësitë e tyre.
Lexo edhe:
“Rëndë ke me pas”, ishte “selami“ i Veselit për Lutën, “dostin” e tij!
Veseli: Opozita është shumë e vogël por shumë e ithtë
Thaçi foli “butë”, foli si president!
“Sa për kujtim, kopesë së vogël i themi se bedelin që mundoheni t’ia shisni Gjilanit se pranojnë ushtarët e qytetit të lirisë, ushtarët e Ibrahim Rugovës, që nuk keni kursye metodë për ta ndaluar,e aq më pak si mik ose jaran, ngase tradita jonë atdhetare na mbanë shumë lart në krahasim me juve o mëkatar. Mos harroni se tradita atdhetare e familjes së të parit tonë, s`lejon t`bëhemi miq me bedelat e jabangjiut tuaj! Mirë se jeni kthye në qytetin e Lutfi Hazirit, por mos harroni që qyteti I 26000 ushtarëve nuk ju pranon më”, thuhet në fund të reagimit të LDK-së bërë përmes Zyrës për Marrëdhënie me Publikun. /2L ONLINE/