DYLON

Rexhepi: UNMIK-u ka përdor forcë të epruar në demonstrues

Avatar photo Redaksia

Fatmir Rexhepi, ish-ministër i Punëve të Brendshme, kishte dhënë dorëheqje nga ministria që ai drejtonte vetëm dy ditë pasi ishin vrarë dy aktivistët e Vetëvendosjes Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

Rexhepi tha se vendimi i tij ishte drejtë dhe në këtë mënyrë, sipas tij, i ishte adresuar përgjegjësia organeve qeverisëse të UNMIK-ut për vrasjen e dy aktivistëve të VV-së që protestonin kundër Pakos së Ahtisaarit dhe negociatave të Prishtinës me Beogradi, transmeton RTKlive.

EkoHigjiena

“Vendimi ishte i drejtë, shikuar nga plani moral dhe politik dhe i kontribuar vendit”, tha ai.

Ai forcën e përdorur nga policët e UNMIK-ut kundër aktivistëve të Vetëvendosjes në demonstratën e 10 shkurtit e quajti veprim të tepruar.

Po ashtu, Rexhepi, në 9 vjetorin e vrasjes së Balajt e Xheladinit, u shprehi ngushëllime familjarëve dhe bashkëaktivistëve të tyre në Vetëvendosje.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=58868

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.