Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan njofton opionionin se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe procesi ka nisur mbarë.
Në konferencën e parë për gazetarë, Arbër Ismajli, në emër të Shtabit të Degës, ka informuar se LDK është e përfaqësuar me komisionerë dhe vëzhgues në të gjitha vendvotimet.
“Gjilanasit po votojnë qetë. Nuk kemi ndonjë problem të raportuar në orën e parë dhe gjithçka është duke ecur sipas dinamikës të planifikuar nga Shtabi i Degës. I bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin sa më masivisht. Dita e bardhë po shihet në mëngjes”, ka thënë Ismajli.