Lidhja Demokratike e Dardanisë, nën kryesimin e akademik Nexhat Dacit, kryetar, ka mbajtur mbledhjen e kryesisë me përfaqësues të degëve. Në fillim të takimit kryetari Daci i ka njoftuar të pranishmit me aktualitetin politik në Kosovë.
“Në vend se në horizont të ketë atmosferë inkurajuese politike në radhë të parë, ligjore dhe të sigurisë, ngjarjet që po zhvillohet kanë kahje të kundërt. Ka rritje të kriminalitetit të të gjitha llojeve dhe ajo më e dhimbshmja është mungesa e sigurisë së fëmijëve tanë nëpër shkolla. Rrjedhat në sistemin arsimor në krejt vertikalen, në vend se me kohën të përmirësohen, të kemi ngritje të lakorës së cilësisë së këtyre proceseve përkundrazi kemi një gjendje e cila nuk i bën nder asnjë shteti, asnjë vendi aq më tepër shqiptarëve të cilët gjithmonë kemi pas një ndjenjë të veçant për shkollë. Shkatërrimi i sistemit arsimor, në veçanti atij universitar e mbyll përspektivën për zhvillimet tjera. Nuk mund të ketë zhvillim në ekonomi, pa arsim dhe shkencë. Nuk mund të ketë as shëndet pa rrjedha pozitive në edukim.”- ka thënë Daci.
Në takimin e kryesisë së LDD-së me përfaqësues të degëve të saja, degët e LDD-së njëzëri shprehën shqetësim për mosrespektimin e marrëveshjës së koAlicionit nga ana e partnerit të koalicionit. Mosrespektimi i marrëveshjës së koalicionit në komunat si Deçan, Obiliq dhe Gjilan po reflekton negativisht në opinionin e brendshëm të degëve të LDD-së, dhe anëtarësisë së saj.
Po ashtu, në këtë mbledhje u njoftua se LDD-ja do ta shënoj përvjetorin e shtatë të themelimit të saj, më 15 shkurt nga ora 12:00.