Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur një mbledhje të zakonshme për të diskutuar për mbarëvajtjen e aktiviteteve futbollistike në vend.
KE në fillim analizoi rrjedhën e garave në të gjitha rangjet e Kampionatit të Kosovës, e ku konstatoi se garat kanë një rrjedhë normale sipas kalendarit e ku po përshkohen me një frymë dhe rivalitet sportiv.
KE analizoi përgatitjet për dy ndeshjet e radhës të Përfaqësueses A, e ku u tha se përgatitjet po shkojnë mirë por, duke kërkuar nga të gjithë një angazhim maksimal që këto ndeshje të kalojnë sa më mirë që është e mundshme.
KE mori vendim që shpallja e Laureatëve për vitin 2019 të bëhet më 20 dhjetor në orën 17.00 në hotel Emerald sikur edhe caktoi Komisionin për shpalljen e Laureatëve në përbërje:
Agim Dibrani, kryetar
Vjollcë Krasniqi, anëtare
Bekim Rexhepi, anëtar
KE shqyrtoi edhe disa kërkesa dhe parashtresa drejtuar këtij organi.