DYLON

Ka vazhduar ushtrimi fushor “Partnerët 19”

Ka vazhduar ushtrimi fushor “Partnerët 19”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të ushtrimit fushor “Partnerët 19”, që po realizohet në Komunën e Vitisë, me testimin e kapaciteteve emergjente, sot janë inskenuar disa raste emergjente në rast tërmeti si: evakuimi i 100 qytetarëve në fshatin Terpezë, ndërhyrja në rast zjarri të shkaktuar nga termeti në objektin e shkollës “Ahmet Hajdari” në Beguncë, kontaminimi nga mbetjet kimike në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani ”në Viti, si dhe disa raste të tjera.

Në këto ushtrime fushore po marrin pjesë përfaqësues nga Institucionet komunale të Vitisë, FSK-ja, AME, Policia, Njësia e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Kryqi i Kuq etj.

Përndryshe Nexhmedin Jakupi, Drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Viti, bëri me dije se kapacitetet e ndërhyrjes në raste të tilla emergjente në komunën e Vitisë janë këto: Policia 15 pjesëtarë dhe 3 automjete, Njësia e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit 20 zjarrfikës dhe 4 automjete, Emergjencat shëndetësore 2 ekipe nga 4 pjesëtarë dhe 2 autoambulanca si dhe Kryqi i Kuq në Viti, me 9 pjesëtarë, 8 vullnetarë, sekretarja dhe 1 automjet.

EkoHigjiena


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.