(2LONLINE) – Me nismën e Kryetarit të Komunës së Vitisë Sokol Haliti në fshatin Pozheran konkretisht prapa stacionit Policor është bërë largimi i deponisë ilegale të mbeturinave.
Me këtë rast Komuna e Vitisë dje ka bërë eliminimin e kësaj deponie ku me ekskavator të Komunës janë larguar mbi 5 kamion meburinash të cilat kanë qëndruar aty për muaj të tërë.
Ndonëse deponi të tilla ilegale gjenden edhe në lokalitete e tjera përfaqësuesit e Komunës së Vitisë shprehën se do të bëjnë eliminimin e tyre në ditët në vijim, ndërsa ditë më parë është bërë edhe largimi i deponisë ilegale afër varrezave të qytetit të Vitisë dhe të Kabashit. /2lonline/