Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me Iniciativën “Ta pastrojmë Kosovën”, kanë ndërmarrë një aksion për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave.
Me këtë rast, janë eliminuar një deponi ilegale e mbeturinave në rrugën magjistrale Viti-Gërlicë në fshatin Drobesh, si dhe një në fshatin Shushtë.
Gjithashtu Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka bërë mbylljen e dy gropave të mëdha në fshatin Tërstenik, të cilat kanë paraqitur vazhdimisht për vite me radhe rrezik për banorët e këtushëm.
Drejtori i kësaj Drejtorie Nexhmedin jakupi, theksoi se kjo është bërë pasi që është kërkuar edhe nga organet e rendit, pasi që këto dy gropa konsideroheshin nga banorët si shumë të rrezikshme, andaj edhe është ndërmarrë një aksion i tillë nga ana e drejtorisë.