DYLON

Diskutuan për Marrëveshjen Kornizë për bashkëpunim financiar në vlerë prej 62 milionë euro

Diskutuan për Marrëveshjen Kornizë për bashkëpunim financiar në vlerë prej 62 milionë euro
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri Agim Krasniqi priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë Laszlo Markusz, ku qëllimi i këtij takimi ishte rikonfirmimi i të dyja palëve për vazhdimin e realizimit të projekteve në sektor të ndryshëm të cilët parashihen nga Marrëveshja Kornizë për bashkëpunim financiar në vlerë prej 62 milionë Euro.

Në këtë takim me theks të veçantë u diskutua fillimi i veprimeve konkrete për rivitalizimin e rezervuarit të Liqenit të Batllavës. Me këtë rast, Zëvendësministri Krasniqi shprehu gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Financave për realizimin e të gjitha obligimeve të cilat rrjedhin nga Marrëveshja Kornizë.

Po ashtu, Ambasadori Marksuz u shpreh se Qeveria Hungareze është e gatshme për fillimin e ekzekutimin të Marrëveshjes Kornizë dhe avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në aspektin ekonomik.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.