Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë e komunës së Vitisë, ka vazhduar aksionin për eliminimin e deponive ilegale në fshatra.
Sipas zyrtarëve komunal janë larguar dy deponi të mbeturinave të ngurta një në Pozheran dhe një në Devajë,
Behet me dije se zyrtarët nga drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ne bashkëpunim me Inspektoratin komunal, janë në mbikëqyrje të situatës, dukë u angazhuar për identifikimin e ndotësve, përderisa për të njëjtit nëse bëhet identifikimi i tyre do të procedohen me gjobë për ndotjen e mjedisit. /2LONLINE/