Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan kanë filluar aktivitetet në implementimin e projektit, “Zhvillimi i qendrave multidisiplinare të praktikave shëndetësore për studentë” (Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Center / SMAHPC).
Ky është një projekt i financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të programit Erasmus +, ku sot, gjatë lansimit të projektit në fjalë që koordinator është Kolegji Heimerer, kanë marrë pjesë të gjithë partnerët , Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, Metropolia University Finlande, JAMK University Finlande, Manisa University Turki, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, MASHT, Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale si dhe nga Organizata Joqeveritare Autizmi ne Kosovë.
Punimet e projektit i ka hapur Porektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UKZ, Dukagjin Leka, i cili e ka vlerësuar mjaftë të rëndësishëm bashkëpunimin e të gjithë akterëve në këtë porjekt.
Ndërsa Prorektorja për Cështje Akademike ne UKZ, Shpresa Qamili, në emër të Rektorit Bajram Kosumi, i ka përshëndetur të pranishmit derisa ka uruar që punët në këtë porjekt të ecin mbarë.
Kurse Naim Brajshori nga Koleji Heimerer, ka thënë se është e motivuar dhe e lumtur me fillimin e projektit më unike që është financuar nga Erasmus + gjegjësisht nga fondet e Bashkimit Europian në Kosovë, për faktin projekti që me roundin e parë është vlerësuar për mbështetje duke qenë në garë me qindra universitete europiane e botërore dhe përmban partneritete vendore dhe ndërkombëtare të cilët janë përfituese të zhvillimit të praktikave profesionale multidisciplinare shëndetësore me metodat më moderne europiane, me metoda të mësimdhënjes të cilat gjejnë zbatim jo vetëm në Finlandë si një ndër shtetet elitë për cilësi në arsim por edhe më gjerë.
Më pas secili përfaqësues pjesëmarrës në project, ka bërë prezantimin e institucioneve që ata përfaqësojnë dhe kanë paraqitur mënyrën e bashkëpunimit të ndërsjelltë.
Aktivitetet do të vazhdojnë të zhvillohen në UKZ cdo ditë, nga ora 10:00-15:00 deri më 25 janar 2019.
Ndryshe, zbatimi i projektit “Zhvillimi i qendrave multidisiplinare të praktikave shëndetësore për student”, që është i pari i këtij lloji në Kosovë, do të bëhet nëpërmjet rrjeteve, punëtorive, vizitave studimore, qarqeve rajonale të studimit, seminareve reflektuese si dhe shkëmbimit të njohurive dhe mësimeve të bazuara në praktikë.
Ky projekt është i financuar nga Programi Erasmus + i Unionit Evropian dhe përfshinë një konsorcium prej 9 partnerëve, prej tyre 6 partnerë vendorë dhe 3 evropian. Janë 6 institucione të arsimit të lartë, 2 organizata joqeveritare dhe MASHT.