Komuna e Kamenicës sot ka lansuar platformën digjitale “Kamenica Open Data”.
Kjo platformë e cila do të plotësohet me të gjitha të dhënat nga secila drejtori dhe njësi vartëse të tyre, do ta bëjë më të lehtë qasjen e qytetarëve në informacionet e qeverisjes lokale.
Kamenica është komuna e dytë në Kosovë që tashmë ka lansuar këtë platformë dhe e para me këtë platformë në IOS dhe Android.
Në “Kamenica Open Data”, do të kenë qasje të gjithë qytetarët e Kamenicës dhe gjithë të tjerët pa dallim, duke u qasur drejtpërdrejtë në të gjitha informacionet dhe vendimet e kryetarit Qëndron Kastrati.
Projekti për këtë platformë është implementuar nga organizata General Youth Education of Kosovo (GYEK).