Milot Lala, Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, i shoqëruar edhe nga Florim Kryeziu, Shef i divizionit të infrastrukturës sportive si dhe Refki Osmani, inxhinier i infrastrukturës sportive nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport të Republikës së Kosovës si dhe të tjerë, kanë vizituar sot për së afërmi punimet që janë duke u zhvilluar në ndërtimin e stadiumit të qytetit si dhe në palestrën e sportit.
Drejtori Lala, ndër tjerash tha se qeverisja komunale në Viti, falë bashkëpunimit me MKRS-në po bëjnë çmos që sportdashësve vitias të ju krijojnë kushte sa më të mira për zhvillimin e disiplinave të ndryshme sportive.