Gjilan – (2LONLINE) Qytetari B. R. I lindur me 1978, shqiptar,shtetas i Maqedonisë, me banim në Komunën e Kumanovës kishte lajmëruar policinë se ia kishin vjedh pasaporten austriake. Por, pas hetimeve të mëtutjeshme, ai ka pranuar se ka bërë lajmërim të rrejshëm
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se njësiti i hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit kanë zhvilluar hetime shtese dhe kanë intervistuar personin në fjalë. “Gjate intervistimit tani i dyshuari pranoi se veprën ‘’Vjedhje e rëndë ‘’ e ka lajmëruar rrejshëm me qellim për ta nxjerr një vërtetim kinse ju ka vjedhur pasaporta e tij e lëshuar në Austri”, ka thënë toger Hashani.
Hashani tha se ai është intervistuar në prezence të avokatit e me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshimti është ndaluar në mbajtje për 48 ore.
Po me urdhër te Prokurorit rasti i cili paraprakisht kishte qenë i klasifikuar si “Vjedhje e rëndë” , riklasifikohet në “Lajmërim apo kallëzim i rreme”.
Rasti ka kaluar në prokurori. /2lonline/