Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti ka bërë me dije se duke u bazuar ne njoftimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, nga 9 persona të testuar sot, të gjithë janë negativ dhe se 8 prej tyre janë shëruar plotësisht nga Koronavirusi të cilët kanë qenë në ritestim!
Kryetari Haliti shprehet i lumtur dhe bën apel tek qytetarët të vazhdojnë edhe më tutje me respektimin e rekomandimeve mjekësore.
Ai, të shëruarve iu ka uruar sukses dhe shëndet të plotë për ta dhe familjet e tyre!
Deri më tash nga gjithsej 53 personat e prekur nga virusi COVID-19, janë shëruar 52 persona dhe ka mbetur vetëm edhe një person me Coronavirus në Komunën e Vitisë!