“Kryetari i ardhshëm i Gjilanit, Sami Kurteshi, i shoqëruar nga kandidatët për këshilltarë komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë takuar qytetarë të shumtë të lagjes “Ramiz Cërnica””, thuhet në komunikatën Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan.
Nga bisedat me qytetarë u dëshmua keqqeverisja e Lutës, menaxhimi jo i mirë i resurseve të komunës dhe të njëjtën kohë ndryshimi i detyrueshëm i kësaj qeverisje. Banorët e lagjes u zotuan për përkrahje të Sami Kurteshit për kryetar të komunës, dhe të njëjtën kohë theksuan se do të mbështesin këshilltarin e ardhshëm komunal, Kushtrim Ibrahimin.
Kryetari Sami Kurteshi ka shpalosur para tyre programin qeverisës të LV-së, me pika konkrete për lagjen e tyre, thuhet në komunikatë.
Sponsorizuar nga Vetëvnedosje