Lagjja Malësia në Kamenicë, ditëve të fundit ka pasur disa probleme të furnizimit me ujë të pijshëm.
Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me Hidromoravën është duke u angazhuar maksimalisht që të bëj një zgjidhje për furnizimin me ujë në këtë lagje, thuhet në komunikatën e Komunës.
Momentalisht janë duke u eliminuar disa probleme teknike në rrjet, kështu që nga ora 16:00 pritet të filloj furnizimi me ujë të pijshëm për qytetarët e Lagjës Malësia.
Komuna është duke u angazhuar në vazhdimësi që të bëjë një zgjidhje të përhershme për hapjen e puseve të reja në Lagjen Malësia dhe kjo do të arrihet vetëm duke gjetur donatorë të rinj.