DYLON

Kush është Bindi Spahiu futbollisti që po mahnit të gjithë!

Kush është Bindi Spahiu futbollisti që po mahnit të gjithë!
Avatar photo Redaksia

Bindi Spahiu, 12 vjeçar, është pjesë e shkollës “Shkëndija” të Gjilanit, ndërsa edhe në ekipin e tij janë të njohur me aftësitë dhe shkathtësitë teknike të tija të jashtëzakonshme.

Spahiu është sulmues i krahut të djathtë dhe ka dhënë kontribut të madh për klubin në kategorinë e Fatosëve, duke realizuar 9 gola dhe asistime të shumta në 11 ndeshje të ligës regjionale të futbollit.

Ai është pjesë e futbollit aktivë që nga mosha 6 vjeçare dhe tash më ka dëshmuar mjeshtri dhe talent të padiskutueshëm në mesin e fatosëve.

EkoHigjiena

Mënyra se si i kalon kundërshtarët, teknikën që aplikon në lojë, shpejtësia e lehtësia me të cilën ai shënon, janë disa nga aftësitë e tij që premtojnë për një talent të madh në të ardhmen.

Me të punojnë trajnerët e klubit Shkëndija, Veton Xhemajli dhe Afrim Mehmeti. Për Bindi Spahiun ka shumë fjalë të mëdha, për talentin e padiskutueshëm të këtij futbollisti.

https://www.facebook.com/bindi.spahiu123/videos/2348891615371742/

https://www.facebook.com/bindi.spahiu123/videos/2361682294092674/

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.