Ngado që po shkojmë, po e gjejmë entuziazmin e fitores, e kjo po e vulos fitoren e madhe të 17 tetorit. Edhe qytetarët e lagjes “Iliria”, me padurim po e presin ditën e cila shënon një pikënisje të re në mënyrën e qeverisjes në nivel lokal.
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me deputetët Hydajet Hyseni e Luan Aliu, si dhe me kandidaten për asamble Mimoza Kadriu, shpalosën pjesë nga programi qeverisës, ku u përmend domosdoshmëria e krijimit të zonës ekonomike, e cila ia rrit mundësitë për qarkullim bizneseve. Pastaj, ndërtimi i qendrave inovative për rininë dhe mbështetja e gruas në ndërmarrësi, ishin vetëm disa nga pikat që u prezentuan aty.
E të gjitha këto, do bëhen në bashkëpunim me qytetarët, sepse bashkë fitojmë, bashkë qeverisim!
#pertegjithalagjet
Sekretariati për Media dhe Komunikim – Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/