Lagjja e Balecit në Gjilan, me ardhjen e Lëvizjes Vetëvendosje! në pushtet, do të bëhet me çerdhe publike. Këtë e premtoi kandidati për kryetar të Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, duke i dhënë krahë njërës prej kërkesave të kahmotshme të kësaj lagje.
Kurteshi, i cili dotë garojë në garën e balotazhit, për kryetar komune, gjatë vizitës që pati në këtë lagje dhe nga takimet e bëra me banorë, u premtoi atyre ndërtimin e çerdhes, kërkesë kjo që vjen direkt nga banorët e kësaj lagje, e të cilët ndërtimin e çerdhes e kanë konsideruar si njërin nga prioritetet e tyre.
Përpos ndërtimit të herdhes, Kurteshi premtoi edhe asfaltimin e rrugës aty ku është e nevojshme si dhe mbulimin e gropave, duke premtuar kështu se do të realizohen dy nga kërkesat më me prioritet që vet lagjja i ka caktuar.
Gjithashtu, në kuadër të vizitave që pati sot Kurteshi në disa biznese private, shfrytëzoi rastin të vizitojë edhe bizneset e vogla familjare që funksionojnë në këtë lagje, duke i dhënë fjalën se Lëvizja do të shtojë përkrahjen për bizneset e vogla private duke ofruar shërbime dhe lehtësime komunale.