Laboratori “Medizinisches Labor Invenimus” nga Zvicra me përfaqësues Boris Ëaldvogel dhe Deniz Seyfettin kanë dhuruar donacion pesë mikroskopë për Komunën e Kamenicës.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati duke falënderuar për këtë donacion laboratorin “Medizinisches Labor Invenimus” ka thënë se bashkëpunimet e tilla janë të mirëseardhura.
“Sot pranuam 5 mikroskopë nga Zvicra në Kamenicë. Përfaqësuesit e Laboratorit “Medizinisches Labor Invenimus”, Boris Waldvogel dhe Deniz Seyfettin nga Zvicra, kanë dhuruar pesë mikroskopë për shkollat tona, si dhuratë për festat e fundvitit.
Transportin e tyre deri në Kosovë, e ka bërë falas kompania “Abedini Transport”, për çka edhe ju jemi falënderues. Bashkëpunimet e tilla janë të mirëseardhura gjithmonë!”, ka thënë ai.
Edhe drejtoresha Komunale e Arsimit, Mirhane Morina-Bislimi, tha se një donacion i tillë është i mirëpritur e sidomos kur do të përdoret për nevojat e shkollave të Kamenicës.
“Falenderojmë përfaqësuesit e laboratorit “Medizinisches Labor Invenimus” nga Zvicra për këtë donacion. Ne si komunë mirëpresim çdoherë donacionet e tilla e sidomos kur përdoren për nevoja të shkollave tona në mënyrë që të ketë cilësi më të mirë të mësimdhënies”, është shprehur ajo. /2LONLINE.com/