(2L ONLINE) – Labinotë Demi- Murtezi jo vetëm që do të jetë deputetja e parë femër që bartë shami në Kuvendin e Kosovës, por ajo doli të jetë femra më e votuar në listën e PDK-së. Labinotë Demi- Murtezi ka marrë mbi 11 mijë vota
Ajo i takon Partisë së Drejtësisë (PD) por që ishte në listën e përbashkët me PDK-në me të cilin subjekti i saj ishte në koalicion, në zgjedhjet nacionale të 8 qershorit.
Ndërkohë, që në nivelin lokal PD është në bashkëqeverisje me LDK-në partinë fituese në Gjilan. Labinotë Demi- Murtezi aktualisht drejton Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komunës së Gjilanit. /2L ONLINE/