Vjen ni llapjan n`Gillan te ni shok i ushtrisë. Masi bisedojnë e çmallen mirë, llapjani për me i tregu gjillanlise, sa i perkushtum është në Zot, e Muhamedin s.a.v.s, po i thotë gillanlise;- A bre shoq, jam ba shume marak me pa anderr, Resullullahun a.s ! Gillanlia e sheh se po do me i shite demagogji shoku, e i thotë: – Po ani bre shoq , se e sheh ! Llapjani s`po prane, se s`po prane;- Jaaaaa, m`u ka ba marak me pa anderr Muhamedin a.s.! Atehere gillanlia del, dhe e porosite gruen e vet, që ta qet një krelanë për darke, e t`ja hedh nji grusht kryp. Gruja njëhere refuzon, se s`banë, shoku yt ka ardhë prej Llapi e marre! Mirëpo, burri kish vendos me e sprovu mikun, dhe me e binde se ato budallaki e demagogji, nuk i ha ! Gruaja e qet krelanen si i tha burri, me shumë yndyre e një grusht krip, dhe kur vjen darka ua kthen. Llapjani ish kone untu shume, edhe krelana e mirë, turshitë e djathi pa mazitë, t`i grahi gjysën e tepsisë. Pine çaj, bane muhabet e kur erdhi koha me ra n`gjumë, gillanlia po e pyet mikun; – A del jashtë natën, o shoq ? Sepse e kemi ni qen të shtirë, e t`panjofshmit i çkynë! – Jo, jo për mu lëshoje lirshëm, se unë nuk dal jashtë natën asnjëhere. Dolen jashtë dytë, por përderisa llapjani po kryente nevojen, gillanlia kthehet ne odë, e derdhe ibrikun, dhe e le pas dere. Ranë në gjumë dhe s`vonoi shume e llapjanasi filloi gerhamen. Gillanlia, i mbylli sytë, por nuk po do me fjetë, sepse kishte marre përsipër ta përcillte mikun. Nuk vonoi shume, dhe llapjani filloi të rrotullohej, sa ne atë krah, sa ne tjetrin, e kish rroke etja. Jep e merr, e jep e merr, s`ka se s`ka gjumë! Dikur e pa ibrikun pas dere dhe u gëzua shumë, kur u ngrite të pinte ujë, s`kishte as piken ! Ra sërish në shtrat, por kot andrrat s`e linin, se s`e linin! Dikur vendosi të dilte te bunari, për të pirë ujë. Por, taman e kapi rezen e derës se odës, qeni iu ofrua derës, duke i treguar dhëmbët. Përderisa gillanlia, po bëhej se po flinte, llapjani përpëlitej nga sikleti dhe digjej për një gëllëjkë uji,…! Me t`u zbardhur drita, gillanlia qohet duke u shtrirë në shtrat, kur e pa llapjanin ulur në shtrat duke medituar. I zoti i shpisë ia priti; – O mik, po a koke qu, a…? – E more mik , por unë s`kam fjete fare ! – Si ? – Ia ktheu gillanlia. – Jo more shoq, po gjithë natën e gate, s`më kanë lanë me fjetë andrrat ! Po, a kam pa bunare, a lumejt, prroje, dete,…! – Po pse more burrë, nuk pishe, ja ku e ke pas ibrikun, a me thirre, a me dale vet, qe ku e ke pasëe bunarin ! – He more shoq, po kur e pashe ibrikun, u gëzova sikur me pas pi ujë, por kur u ofrova, piken s`e kish pes! Deshta të dal te bunari, por qeni erdhi te dera , dhe s`guxova, me të thirre ty, m`u dhimte , fjetshe e krratshe si sabi,…! Në këtë kohë krisi dera, gruaja i kishte sjellur kafet. Doli gillanlia, e mori tabakun dhe e shërbeu shokun me kafe. Por, nuk ju durua pa i thënë; – He more mik, me pas pasë mendjen dhe nevojën te Zoti dhe Resullullahu a.s., i kishe pa andërr, por nevoja për ujin, s`te ka lenë me pa tjetër, pos ujit ! Po hajtë, e mos u thuaj tjerëve, se gjithkush i merr vesh këto budallaki! Shkoi llapjani , dhe nuk erdhi me kurrë, sepse s`pati fytyre te shihej me shokun!
/Nehat M Ramadani/