Pos që ndihmon që të ndihemi mirë dhe nxit balancën e trupit dhe mendjes, joga është preventivë për shumë sëmundje, pra edhe për sëmundjen e gjëndrës tiroide.
Ekzistojnë asana të caktuara joge, përkatësisht pozita të cilat nxisin funksionimin normal të tiroideve dhe kthejnë gjëndrën tiroide në balance.
Njëra ndër më të suksesshmet është Matsyasana, domethënë pozicioni i peshkut. Në këtë pozicion koka është anash dhe shtrihet ana e përparme e qafës.
Asana bëhet në atë mënyrë që shtriheni në shpinë, me këmbë të bashkuara dhe të shtrira, pastaj ngrini koshin e kraharorit (duart janë të lakuara në bërryla) dhe ngrini kokën në atë mënyrë që të shihni në gishtat e këmbës (marrjen e frymës, pastaj kokën e lakoni prapa (nxjerrjen e frymës).
Përpiquni që të qëndroni në atë pozicion 15 deri në 30 sekonda, mirëpo ushtrimin bëjeni aq sa t’i pëlqejë trupit tuaj. Ekzistojnë variacione të ndryshme të këtij ushtrimi.