/2L ONLINE/ – Analisti Fadil Kajtazi vlerëson se pastrimi i “oborrit” të kishës serbe nga priftërinjtë dhe politikanët serb, edhe njëherë ka ngritur debatet se çfarë duhet të bëhet me këtë objekt, sikur ai të kishte dalë dje nga dheu. Ai thotë se ky akt i politikanëve dhe priftërinjve serb është provokativ dhe nxitës. Ky provokim ka qellim nxitës të individëve, grupeve, që të ndërrmarrin veprime në drejtim të këtij objekti, në mënyrë që kjo t’i shërbejë aksioneve diplomatike serbe dhe ruse në drejtim të shqiptarëve.
“Se Kisha Ortodokse Serbe ka prodhuar dhe vazhdon të prodhon shovinizëm në drejtim të shqiptarëve kjo nuk do koment, se Kisha Ortodokse Serbe ka marrë pjesë në krime dhe është e kriminalizuar edhe kjo punë nuk do koment, se kisha në Kampusin e Universitetit ka qenë në shërbim të politikës kriminale të Millosheviqit dhe Kishës ortodokse serbe, edhe kjo punë nuk do koment. Për këtë, ky objekt nuk është kishë, nga se ka prodhuar dhe vazhdon të prodhojë urrejtje dhe krime kundër popullit shqiptar”, ka thënë Kajtazi.
Sipas itj, për këtë arsye ajo duhet të rrënohet, dhe këtë, Kajtazi thotë ta ketë pritur ta bëjë Vetëvendosje sapo ta marr pushtetin. “Mirëpo ajo këtë as që ndonjëherë e ka futur në rend të ditës dhe ja ku kemi ardhur në momentin e provokimit. Por, a duhet qe ky objekt të rrënohet tani? Për vet faktin se serbët po e kërkojnë, rrënimi i tanishëm i bie një aksioni i tipit “Restoran Panda” te cilin e sajoi shërbimi serb në Pejë me 1998, duke i vrarë gjashtë të rinj serb dhe plagosur disa të tjerë me qellim që ky akt t’i mëveshët shqiptarëve.
“Ky objekt duhet të rrënohet, dhe ky rrënim duhet të arsyetohet institucionalisht. Deri sa të bëhet kjo, ky objekt duhet të shërbejë për kalimtaret e rastit, për t’i kryer nevojat fiziologjike”, thotë analisti Fadil Kajtazi. /2L ONLINE/