Tifozët Kuqezi kanë bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes së rëndësishme që do të zhvillohet kundër Danimarkës në Kopenhagë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016. Tifozët Kuqezi për këtë ndeshje kanë bërë gati një flamur gjigant, i cili do të shpaloset në fillim të takimit, atëherë kur do të fillojë të këndohet himni kombëtar.