(2L ONLINE) – Asgjë e jashtëzakonshme por as jo shumë e zakonshme në Kosovën e paslufte, të gjesh një serb nga Kosova që nuk ka shumë rezerva kur është në pyetje ekzistimi i kosovarëve! Po ka të tillë. Të paktën unë e takova një të tillë!
Është ky Blazha Kitanoviç,53 vjeç nga Pisjani. Katund ky në komunën e Gjilanit që gjendet në rrafshin e udhës Gjilan-Presheve. Dhe i cili është i banuar vetëm nga popullatë Serbe!
Në kthim e sipër rrugës për Gjilan afër hyrjes së këtij katundi pashë një person skaj rruge që po ruante lopët. Ma mori mendja se do ishte serb sipas të gjitha gjasave. Kur mu kujtua edhe projekti “ortodoksizmi ndër shqiptarë të Dardanisë”, ndalova.
U nisa drejt tij dhe kur ju afrova e veta -a me të vetë diçka shqip apo duhet me të vetë në gjuhen tande, e nashta nuk muj me e marue bash mirë?
E për çudinë time, ay pasi më shikoi ma ktheu shkurt e shqip -fol ship more!
Dhe filluam. Ay shqip e unë shqip. Derisa erdh një moment kur qoi dorën ne xhep dhe nxori kuletën e nga ajo nxori një letërnjoftim!
Po ky koka letërnjoftim Kosove -i thash unë. Po unë Kosovar jam-ma ktheu ay. Dhe paramendojeni preokupim kishte atë që ende s’kishte mbushur vjetet për të marrë pensionin e Kosovës!
Gjatë gjithë kohës sa bëmë bisedën, kur unë përmendja serbet, ay ma kthente me shkijet. E në çka aludon kjo do ta kuptoni në shkrimet tona të ardhme që ka të bëje me orthodoksinë shqiptare në trojet e vjetra Dardane si dhe Shkizma apo ndarja e vitit 1054!
/Xhelil ARFI/2L ONLINE/