(2L ONLINE) – Këshilli i Veprimit Rinor Lokal – Gjilan, në takimin e radhës me bordin dhe kryesinë e saj ku u diskutuan ndryshimet statutare të komunës, rrespektivisht shpërndarjen e përgjegjësive të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Ndryshimet statutare të KVRL-së, Strategjinë dhe Planin e Veprimit të KVRL-së për vitet 2015-2018 si dhe ndryshimi i logos së KVRL-së.
Valdrin Halimi kryetari i KVRL-së theksoi se Kuvendi Komunal me datën 06 nëntor 2014 votoi me 25 vota pro, për ndryshimet statutare të Komunës së Gjilanit, në të cilat ndryshime u prek edhe shpërndarja e përgjegjësive të DKRS-së. Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport do të ndahet në sektore të veçanta të Rinisë, Sportit dhe Kulturës. Sipas ndryshimeve statutare te Komunës së Gjilanit, Rinia do ta ketë buxhetin e vet dhe do ta menaxhoj sipas aktiviteteve të grupeve rinore, do të jetë i pavarur nga sektorët tjera, derisa përgjegjësit do ti jep drejtëpërdrejt Kryetarit të Komunës.
“KVRL ka filluar gjithashtu ndryshimet statutare të saj, sipas të cilave ndryshime shpërndarja e përgjegjësive dhe disa prej kompetencave të Kryesisë dhe Bordit të KVRL-së do tju kalojnë Asamblesë së Pergjithshme të KVRL-së dhe ndryshime të tjera. KVRL po ashtu po punon edhe në strategjinë dhe planin e veprimit për vitet 2015-2018, ku parashihen të përfshihen aktivitetet prej më të ndryshme duke filluar nga grupet (OJQ-të) e margjinalizuara dhe OJQ-ve tjera rinore, anëtarët aktiv ku janë të përfshirë edhe komunitetet pakicë. Në strategjinë po punojnë përveç komisionit punues i dalur nga KVRL, OSBE dhe ekspertë Ekonomik dhe Juridik”, ka thënë Halimi.
“Që nga fillimi i ndërtimit të shtëpisë së rinisë, po i përcjellim vazhdimish punimet të cilat po kryhen sipas fazave të planifikuara me projekt, të cilën e vlersojm që është duke ecur mbarë” tha tutje Valdrin Halimi, Kryetar i KVRL-së.
Sipas tij, KVRL nga java e ardhsme do të jetë shumë më e aktivizuar pas funksionalizimit të zyrës së saj e cila gjendet në objektin e Teatrit të Qytetit, përkatësisht pranë zyrave të ish-DKRS-së.
Sipas tij, në takimin e KVRL-së gjithashtu u votua edhe ndryshimi i logos së saj ku nga tash e tutje do të njihet me logon e re, të cilën e punoi vullnetarisht bashkatdhetari nga Amerika Betim Osmani. /2L ONLINE/