KV Drita ka bërë goditjen e parë në këtë afat kalimtar, duke siguruar shërbimet e lojtares Orkida Terpollari, 19 vjecare, e cila nga sot do të jetë pjesë e Kampionit të Kosovës, shkruan 2LONLINE.com.
Klubi KV DRITA, edhe zyrtarisht përfundoi të gjitha procedurat e regjistrimit të volejbollistes.
“Duke ju felemderuar Presidentit tone z.Jakup SHABANI ekipi fillon mërkaton në rradhet e veta dhe Orkida është dhurata e parë për këtë fundvit për klubin tonë!
Sot ne zyrat e Klubit lojtaren në fjalë e prezantoi drejtori, Florent HAZIRI dhe kryetrajneri Lorik ILAZI”, thuhet në njoftimin e klubit.
Orkida volejbollin e filloj te ekipi i Tiranës për të kaluar mandej për dy vjet tek Partizani Tiranës dhe tani te Drita.