Federata e Volejbollit e Kosoves zgjedhi më të mirët për vitin 2018. Në një ceremoni solemne me mysafirë të shumtë vendor e ndërkombëtar u shpërblyen më të mirët e kampionatit 2017/2018.
Në këtë ngjarje ku duhet veçuar pjesëmarrjen e zëvendes presidentin e CEV-it Ozkan Mutlugil, Presidentin e Federatës Shqiptare të Volejbollit,.Erlind PELLUMBI, së bashku më të gjithë asamblene e përgjithshme të FSHV-se, udheheqesitë e ferarates se Bosnjë Hercegovinës, udheheqesit e federatës së Maqedonisë dhe përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Ndër më të shpërblyerit ishin bardhë e kaltërit nga Gjilani, Kv.Drita, lojtaret dhe dy trajnerët Lorik Ilazi dhe Valon Zymberi.
Kv.Drita si kampioni Kosovës dhe fitues i Superkupës te senioret dhe kampion i Kosovës te junioret fitoi pothuajse cmimet kryesore dhe ato janë:
Senioret:
Në mesit 7-të lojtareve të formacionit të vitit ishin 4 lojtare të Dritës:
Blinera Jaha – Pasuese
Adelajda Fran Prenga – Pranuese
Fjolla Shabani – Qendër dhe
Fjolla Hyseni – Libero
Trajneri më i mirë i vitit për seniore u zgjodh:
Lorik Ilazi
Klubi më i mirë për Seniore u zgjodhe:
KV DRITA – ku mirënjonjen e pranoj zv.presidenti Florent Haziri
Cmimi kryesor i lojtares më të mirë të vitit gjithashtu i takoi lojteres së Kv.Drita:
Fjolla SHABANI.
Junioret:
Në mesit 7-të lojtareve të formacionit të vitit ishin 3 lojtare të Dritës:
Vesa Shabani – Qendër
Belinda XHYMSHITI – Qendër 2
Aulona Sinani – Libero
Trajneri më i mirë i vitit për juniore:
Valon ZYMBERI
Klubi më i mirë për JUNIORE u zgjodhë: KV DRITA