KV Drita vazhdon formën e mirë edhe në fazën parasezonale. Në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Vardarit të Shkupit, vashat e Dritës e dominuan dhe e fituan 3:1.
Kjo ndeshje kontrolluese ishte organizuar në kuadër të përgatitjeve që Drita po i zhvillon intensivisht për stinorin e ri pranveror.
Volejbollistja e sapo transferuar nga Shqipëria, Dhimitra Kole debutoi me Dritën, ku pati një paraqitje mbreselenese dhe i dha siguri dhe një forcë shtesë ekipit.
“Gjithashtu u bene edhe disa rotacione ne pozicione te caktuara per te pare edhe performancen e disa lojtareve dhe komponimin e ekipit!
Ne vazhden e pergaditjeve, klubi jone do te kete ne program edhe disa ndeshje miqesore per te kapur ritmin e duhur ne menyre qe te jete sa me e pergaditur per sezonin pranverore!”, thuhet në njfotimin e klubit.