(2L ONLINE) – Në seancën e dytë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Vitisë që është mbajtur sot është shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash propozim vendimi për ridestimin e mjeteve buxhetore në kategorinë ekonomike konkretisht në projektet kapitale. Gjithashtu është formuar sot një komision nga përfaqësuesit e partive politike në Kuvend dhe atë për hartimin e plan buxhetit të Kuvendit Komunal për vitin 2015.
Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim duke folur për propozim vendimin për ridestimin e mjeteve buxhetore kategorinë ekonomike-projektet kapitale tha se pas aprovimit të rishikimit të buxhetit dhe dërgimit të saj në Ministrin e Financave për aprovim dhe shkak të situatës së krijuar politike në mos konsitutuimit e Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë, rishikimi i buxhetit është duke ngecur.
“Ky vonim në rishikim të buxhetit konsideron probleme të ndryshme financiare por edhe shkakton probleme në implementimin e investimeve kapitale, dhe në bisedat me Ministrinë e Financave pas sugjerimeve dhe sipas mundësive ligjore, Kuvendi Komunal i Vitisë me një vendim të posaçshëm të vendos për ridestimin e mjeteve buxhetore për kategorinë ekonomike të projekteve kapitale “ u shpreh Rama.
Ai tha se ky ridestimin është i pothuaj se i njëjtë me rishikimin e buxhetit të marrë më parë në Kuvendin Komunal të Vitisë duke theksuar se ky vendim do ti hap rrugë në realizimin e projekteve.
Ndërsa zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu sqaroj se mbajtja e dy seancave të jashtëzakonshme nuk kanë qenë e imponuar nga Qeveria Komunale por të imponuara për shkak të situatës politike ashtu siç edhe e ka potencuar drejtori i Financave.
Me shumicë votash këshilltarët komunal votuan për propozim vendimi për ridestimin e mjeteve buxhetore në kategorinë ekonomike konkretisht në projektet kapitale. Gjithashtu kuvendi ka vendosur edhe për formimin e një komision nga përfaqësuesit e partive politike në kuvend dhe atë për hartimin e plan buxhetit për Kuvendin Komunal për vitin 2015./2L ONLINE/