Kuvendi komunal i Vitisë, ka mbajtur sot seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të këshilltarëve të VV-së, AAK-së dhe Nismës, rreth mos kyçjes së komunës së Vitisë në Autostradën “Arben Xhaferi” në Gërlic.
Fillimisht kryesuesi i Kuvendit komunal Naim Pira, njoftoi për takimet dhe angazhimet e Institucioneve komunale me autoritetet qendrore, rreth mundësisë së kyçjes.
Ai njiherit edhe kërkoi një unifikim nga të gjitha subjektet politike që njëzëri të gjejnë mundësin e arritjes së qëllimit, në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë.
Në emër të grupeve të këshilltarëve folën Njazi Isaku nga VV, i cili theksoi se kjo seancë është thirr pas premtimeve të shumta të autoriteteve qendrore dhe mos realizim të atyre premtimeve.
Madje ai kërkoi që edhe pozita e opozita, por edhe shoqëria civile e qytetarët, të shprehin shqetësimin e tyre përmes protestave, si lloj e trysnin për marrjen p[parasysh të kërkesave të qytetarëve të komunës së Vitisë.
Kurse Ali Bajrami nga LDK, theksoi se do të ishte e rrugës që të zhvillohet një takim me kryeministrin e Kosovës dhe krye parlamentarin, për të shikuar mundësit. Bekim Azizi nga PDK, u shpreh se me mos realizim të premtimeve që i kanë dhënë qeveritë e deritanishme për kyçje, janëe anashkaluar qytetarët e komunës së Vitisë dhe kërkesa e tyre legjitime. Gjithashtu, ka kërkuar një koordinim edhe me komunën e Ferizajt për arritjen e këtij synimi të kyçjes në autostradë.
Ndërsa Vebi Rama nga AAK, ka thënë se pajtohet me kërkesat e qytetarëve , por u shpreh se beson që në qershor do të fillojnë punimet në kyçje, me që këtë zotim edhe ministri Pal Lekaj e ka dhënë javën që shkoi.
Edhe këshilltarët tjerë, debatuat dhe kërkuan që të gjithë të jenë të unifikuar për të arritur qëllimin.
Kurse kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, pasi ka bërë të ditur gjithë angazhimin e tij për zgjidhjen e këtij problemi, ka thënë se Vitia e ka të patjetërsueshme kyçjen në Autostradë.
“Të përdorim dhe shfrytëzojmë gjithë mekanizmat institucional për arritjen e qëllimit, që është interes i qytetarit tonë. Ne do të jemi karshi kërkesave të qytetarëve, por së pari Kuvendi të dal me një deklaratë të përbashkët, me anë të së cilës do të ndjekim rrugët ligjore dhe kërkojmë ekzekutimin e vendimit për kyçje”, tha kryetari Haliti.
Më pas, grupet e këshilltarëve të Kuvendit komunal, nxorën një deklaratë të përbashkët të cilën po e botojmë më poshtë në tërësi.
Deklaratë
Kuvendi Komunal i Vitisë në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë 18.03.2019, lidhur me mos kyçjen e Komunës së Vitisë në autostradën “Arbër Xhaferi” në Gërlicë, shprehë shqetësimin dhe pakënaqësinë e tij që edhe pas 3 viteve të nxjerrjes së Deklaratës të datës 31.10.2016 të Kuvendit Komunal të Vitisë, nuk ka asnjë veprim konkretë lidhur me kyçjen në autostradën “Arben Xhaferi” në Gerlicë. Prandaj ne përfaqësuesit e partive politike në emër të gjithë qytetarëve të komunës sonë, nëpërmjet kësaj deklarate drejtuar Kryeministrit të Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës, kërkojmë që të adresohet kërkesa dhe nevoja e qytetarëve të Vitisë për mundësimin e kyçjes në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Kjo kërkesë përfaqëson vullnetin e mbi 50 mijë qytetarëve. Gjithashtu kërkojmë takime me:
1.Kryeministrin e Republikës së Kosovës.
2. Krye parlamentarin e Republikës së Kosovës.
3. Përfaqësuesit regjional.
4. Ne rast të mos realizimit të kyçjes në Gerlicë do të vazhdojmë me protesta.
Nisur nga arsyeshmëria e kërkesës dhe nevojës së madhe të qytetarëve, Kuvendi Komunal i Komunës së Vitisë miraton këtë deklaratë, përmes të cilës kërkon që Qeveria e Kosovës të modifikojë projektin me qëllim të zhbllokimit të banorëve të Vitisë dhe t’u mundësojë qasje në Autostradën “Arbër Xhaferi”.