Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e III-të të rregullt.
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, delegatët, Shërbimi Profesional i Kuvendit, drejtorët e drejtorive, media dhe OJQ.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit, nga mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal,
2. Propozim-vendim për rritjen e buxhetit nga tejkalimi i realizimit të të hyrave të planifikuara në vitin 2022,
3. Propozim-vendim për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake nga viti 2022 në vitin 2023,
4. Shqyrtimi i Strategjisë së Kujdesit Parësor Shëndetësor 2022-2026,
5. Shqyrtimi i Draft-Rregullores për procedure e ndarjes së titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shërbimeve tjera,
6.Propozim-vendim për miratimin e iniciativës për bashkëpunim ndërkomunal ndërmjet komunave në fushën e menaxhimit të integruar të mbeturinave,
7. Shqyrtimi i Draft-Rregullores për menaxhimin e mbeturinave,
8. Propozimi i Draft-Planit komunal për menaxhimin e mbeturinave 2023-2027
9. Informatë rreth Eco Higjienës,
10. Të ndryshme.
Pas hapjes së senacës nga Kryesuesi i Kuvendit, u paraqit rendi i ditës për plotësim ndryshim, ku në rend dite hynë këto pika:
1. Pyetjet e legjislativit drejtuar ekzekutivi,
2. Propozim për anulimin e vendimit 01-6983, për ndërtimin e stadiumit të Atletikës,
3. Propozim-vendim për caktim të parcelës për ndërtimin e stadiumit të atletikës,
4. Kërkesë për mbështetje financiare,
Pas debatit nga asambleistët të gjitha pikat u shqyrtuan dhe u miratuan me shumicë votash. /2LONLINE/