Kuvendi Komunal i Kamenicës, ka mbajtur mbledhjen e -IV- të rregullt.
Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Kryetari Kadri Rahimaj, asambleistët, Drejtorët e Drejtorive Komunale, media dhe OJQ.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e III-të e Kuvendit Komunal;
2. Pyetje legjislativit drejtuar ekzekutivit;
3. Propozim-Vendim për dhënien e pronës së paluajtshne të Komunës në shfrytëzim afatgjatë për Kompaninë “Waste to Hydrogen Kosova L.L.C” , me procedurë të negocimit të ofertës;
4. Shqyrtimi i Raportit financiar Janar-Mars për vitin 2024;
5. Propozim-Vendim për dhënien e pronës së paluajtshne të Komunës në shfrytëzim përmes ankandit publik;
6. Propozim-Vendim për formimin e komisionit vlerësuses për dhënien e pronës së paluajtshne të Komunës në shfrytëzim përmes ankandit publik;
7. Propozim-Vendim për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të tejkaluara nga viti 2023 në vitin 2024;
8. Propozim-Vendim për caktimin e lokacionit në pronën e paluajtshme të Komunës së Kamenicës për ndërtimin e Strehimorës për Qentë endacak;
9. Propozim për plotësim ndryshimin e vendimit nr:15617 i datës:08.06.2021;
10. Propozim-Vendim për dhënien e pronës së paluajtshne të Komunës në shfrytëzim përmes ankandit publik;
11. Propozim-Vendim për formimin e komisionit vlerësuses për dhënien e pronës së paluajtshne të Komunës në shfrytëzim përmes ankandit publik;
12. Të ndryshme.
Pas hapjes së mbledhjes nga kryesuesi, u propozua që në rend ditë të hyjë edhe pika:
13. Propozim-vendim për hartimin e Hartes Zonale për Komunën e Kamenicës.
Pas diskutimeve nga asambleistët pika e 3 është shtyer për seancën e ardhshme, ndërsa të gjitha pikat tjera me shumicë votash u miratuan. /2LONLINE/