DYLON

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast në fillim të kësaj seance kryesuesi i këtij organi, Bekim Azizi i ka njoftuar të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal të Vitisë e ku një nga vendimet e marra u shpall jo në përputhje me ligjet në fuqi.

Më pas këshilltaret komunal parashtruan pyetje dhe kërkesa të ndryshme në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë e të cilët ju janë përgjigjur kryesisht zv. kryetari i komunës Hasan Aliu apo edhe drejtorët përkatës.

EkoHigjiena

Megjithatë ndonëse në këtë seancë janë shqyrtuar dhe votuar disa pika të rendit të ditës diskutimi më i gjatë është bërë për pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2024.

Lidhur me këtë pikë, drejtoresha, për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në Viti, Milihate Ajeti , prezantoi pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2024. Sipas këtij dokumenti, shkalla e inkasimit të hyrave vetanake nga planifikimi vjetor është 19.85% ose mbi 204 mijë euro. Ndërkaq për këtë periudhë nga mjetet e alokuara në të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike janë shpenzuar gjithsej mbi 5 milion e 581 mijë euro apo 88.71%. Për këtë periudhë të shpenzimeve, anëtarët e këtij komiteti kërkuan sqarime lidhur me disa shpenzime por edhe me inkasimin e mjeteve për këtë periudhë raportuese.

E lidhur me këto pasqyra pati mendime të ndryshme nga këshilltarët e pozitës dhe opozitës kryesisht për shpenzimet e bëra gjatë këtij tremujori të vitit 2024.

Në këtë seancë, gjithashtu është shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash edhe këto pika: – Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për Bartjen e Mjeteve nga një projekte në projektet tjera në shumen prej (148.376,16) Euro.

– Propozim vendimi për ndryshim-plotësim të vendimit Nr.01-110/05-111, të datës: 01.02.2022 të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). – Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga një projekte në projektet tjera në shumen prej (148.376,16) Euro.

Ndërkaq nuk u votua për propozim vendimi të nismës së kryetarit të komunës së Vitisë me komunat e Gjilanit në fushën e dhënies në shfrytëzim të lokacionit (Stacionit të autobusëve të Vitisë), me qellim të shfrytëzimit nga N.P.L “Stacioni i Autobusëve Gjilan” sh.a. për realizimin e projektit me interes të përbashkët. b) Propozim vendimin për autorizimin e kryetarit të komunës së Vitisë për te filluar sh.a. për realizimin e projektit me interes te përbashkët. Në këtë pikë kishte mendime të ndryshme pasi që subjektet politike LVV dhe PDK ishin të mendimit që do të ishte më mirë që menaxhimi i stacionit në fjalë të bëhet nga vetë institucionet komunale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.