Kuvendi Komunal i Kamenicës, ka mbajtur mbledhjen e XII-të të rregllt. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, delegatët, Shërbimi Profesional i Kuvendit, Zyrtari Ligjor, disa nga drejtorët e drejtorive, media dhe të tjerë.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi i procesverbalit Sh.01, Nr.38812/12.12.2022, nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal,
2. Pyetjet e Legjislativit drejtuar Ekzekutivit,
3. Propozim-Vendimi Sh.02.Nr.38618, i listës së përgjithshme dhe të veçantë të pronave të paluajtshme që planifikohen për dhënie në shfrytëzim për vitin 2023,
4. Shqyrtimi i draft-rregullores Sh.02. Nr.38478, për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba,
5.Shqyrtimi i draft-rregullores përorganizimin e punës në shkolla fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta,
6. Propozim-vendim për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës së Kamenicës për vitin 2023,
7. Informatë për aktivitetin e KKSB-së,
8. Raporti mbi Planin e Prokurimit të Komunës për vitin 2022,
9. Të ndryshme.
Pas hapjes së senacës nga Kryesuesi i Kuvendit, u paraqit rendi i ditës ku u miratua.
Pas debatit nga asambleistët të gjitha pikat u shqyrtuan dhe u miratuan me shumicë votash. /2LONLINE/