Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e dhjetë të rregullt për vitin 2020.
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal të Kamenicës, Albert Sermaxhaj, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, delegatët, Drejtorët e Drejtorive Komunale, Shërbimi Profesional i Kuvendit, OJQ-të, si dhe mediat lokale.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal Sh.01, Nr.30477, dt: 24.12.2020.
2. Pyetjet e legjislativit drejtuar ekzekutivit,
3. Projekt-Rregullore për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores Sh.01.39305, dt: 12.12.2016 për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve dhe rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores Sh.01, Nr.39305, dt: 12.12.2016 për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve,
4. Propozim-Vendim për dhënien e pronës së palujtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë, Reshat Aliti B.I me procedurë të Negocimit të ofertës Sh.02, Nr.24352, dt: 28.10.2020,
5. Propozim-Vendim për lokacionin e stacionit Policorë në Muçivercë Sh.02, Nr.29419, dt: 11.12.2020,
6. Propozim-Vendim për pagesë mujore në IP “Filizat” në Kamenicë, Sh.02, Nr.294502, dt: 14.12.2020,
7. Draft-Rrgullore për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e Komunave me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane Sh.01, Nr.30513, dt: 24.12.2020,
8. Të ndryshme.
Pas hapjes së senacës u bënë edhe këto propozime për rend dite:
1. Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, propozoi që si pikë e tetë (8) e rendit të ditës të futet Miratimi i listës së Pronave të Paluajtshme për dhënien në shfrytëzim për vitin 2021, dhe pastaj kjo listë të publikohet në web faqe.
2. Delegati, Albert Thaqi, propozoi që ai të largohet si anëtar i Komitetit për Politikë dhe Financa dhe të zëvendësohet.
3. Kryesuesi, propozi qe si rend dite te hyje, plotesim ndryshimi I vendimit mbi perberjen e KPF-se pas doreheqjes se Albert Thaqi,
4. Delegati, Afrim Dervishi, propozoi që si pikë e rendit të ditës të futet edhe propozimi për heqjen e taksave për bizneset për vitin 2021.
Të gjitha këto pika u votuan unanimisht nga delegatët pjesëmarrës, përpos Projekt-Rregullores për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores Sh.01.39305, dt: 12.12.2016 për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve dhe rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores Sh.01, Nr.39305, dt: 12.12.2016 për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve, 7. Draft-Rrgullore për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e Komunave me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane Sh.01, Nr.30513, dt: 24.12.2020. të cilat u shtyen për seancën e rradhës.
Ndërsa propozimi i delegatit Afrim Dervishi, nuk kaloi për mungesë të votave.