Është mbajtur sot mbledhja e tetë e rregulltë e Kuvendit Komunal të Vitisë, në të cilën, ndër pikat më të rëndëishme ishte edhe ajo e buxhetit komunal.
Ndonëse këshilltarët e opozitës lëshuan seancën dhe nuk morrën pjesë në votim, megjithatë Kuvendi vazhdoj punimet pasi që pati kuorumin e mjaftueshëm.
Propozim vendimi për projekt buxhetin e komunës së Vitisë 2020-2022, u miratua, sikur edhe propozim rregullorja për taksa, ngarkesa dhe gjoba për vitin 2020, si propozim rregullorja për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2020.
Në këtë seancë, këshilltarët miratuan edhe propozim vendimin për planin e punës se Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2020.