(2L ONLINE) – Në prag të 8 marsit- ditës ndërkombëtare të gruas, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira ka organizuar sot një takim të përbashkët me këshilltarët e Kuvendit Komunal të Vitisë, ku i ka falënderuar ato për punën dhe kontributin që po e japin në këtë Kuvend. Me këtë rast këshilltarëve femra ju janë shpërndarë edhe disa dhurata simbolike për nder të kësaj dite./2L ONLINE/