Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e II-të të rregllt. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, Nënkryetari Faton Jakupi, delegatët, Shërbimi Profesional i Kuvendit, Zyrtari Ligjor, disa nga drejtorët e drejtorive, media dhe OJQ.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi i procesverbalit Sh.01, Nr.4397/08.02.2023, nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal,
2. Pyetjet e Legjislativit drejtuar Ekzekutivit,
3. Shqyrtimi i raportit vjetor financiar Sh.05.Nr.3971 për vitin 2022,
4. Propozim për lirimin nga tatimi në pronë në vlerën deri në 100 Euro për të gjithë tatim paguesit e Komunës së Kamenicës për vitin 2023,
5.Miratimi i planit vjetor të punës së KKSB-së për vitin 2023,
6. Propozim vendim për formimin e komisionit për organizimin dhe mbajtjen e dëgjimeve buxhetore të Komunës së Kamenicës për vitin 2024-2026,
7. Të ndryshme.
Pas hapjes së senacës nga Kryesuesi i Kuvendit, u paraqit rendi i ditës për plotësim ndryshim, ku në rend dite hynë këto pika:
1. Plotësim-ndryshimi i vendimit për Komitetin e Shëndetësisë,
2.Propozi-vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik “Ndërtimi dhe Rehabilitimi i puseve dhe rrjetit të ujësjellësit për shtim të kapaciteteve të ujit – Berivojcë, Kamenicë”,
3.Propozim-vendim për caktim të parcelës për ndërtimin e stadiumit të atletikës,
4. Plotësim-ndryshim i vendimit për lejimin e mjeteve financiare për “Kryqin e Kuq”,
5. Propozim-vendim për mbështetje financiare.
Pas debatit nga asambleistët të gjitha pikat u shqyrtuan dhe u miratuan me shumicë votash. /2LONLINE/