R E N D P U N E
- Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe mirtimi i procesverbalit nga seanca e kaluar
- Pyetje dhe pergjigje
- Raporti financiar Janar-Dhjetor 2021
- Propozim vendimi për miratimin e rritjes së planifikimit të buxhetit nga tejkalimi i realizimit të të hyrave vetanake të vitit 2021
- Propozim vendimi për bartjen e mjeteve financiare nga të hyrat vetanake të pashpenzuara nga vitet paraprake
- Propozim vendimi per transfer te mjeteve nga kategorian ekonomike rezerva në shpenzime kapitale
- Propozim vendimi për transferim të mjeteve financiare të grumbulluara në Gala mbremjen “Pak nga ne, shum për ata-4” te “Klubi Rotarian” në Gjilan
- Dhënia e titullit “Qytetare Nderi” për znj.Barbara Langmack
- Strategjia mbi përfshirjen sociale në Komunën e Gjilanit
- Rishikimi i Vendimit për caktimin e anëtarëve në Komitetin për Politikë dhe Financa (kërkesë e MAPL-s)
- Rishikimi i Vendimit për caktimin e anëtarëve në Komitetin për Komunitete (kërkesë e MAPL-s)
- Propozim vendimi për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi-KKSB
- Propozim vendimi për miratimin e Planit lokal të veprimit në mjedis, PLVM 2020-2024
- Propozim vendimi për shfuqizimin e Rregullores 01.Nr.016-60542 të datës 24.07.2020 për proceduren e ndërtimit të objekteve me karakter të përkohshëm në pronat e personave fizik dhe juridik
- Shqyrtimi i kërkesës të Drejtorisë për Arsim për ndarjen e bursave për student të Komunës së Gjilanit (formimi i Komisionit për ndarjen e bursave)
- Të ndryshme
Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës) më 31.03.2022 në ora 9:00.