E PËRGJITHSHME

Ju faleminderit që vizitoni faqen tonë 2LONLINE.com. Ju jeni në këtë hapësirë të sajtit për të mësuar për kushtet e përdorimit që aplikohen nga ne si një marrëveshje ligjore mes nesh dhe jush. Këto kushte të përdorimit aplikohen nga Portali 2LONLINE.com, për të gjitha shërbimet digjitale që janë të ndërlidhura me këtë sajt. Termet e përdorura si “ne,” “jonë”, “tona”, “tonë” “tanë” , “ynë” i referohen tutje Portalit 2LONLINE.com.

Këto kushte të përdorimit, aplikohen për të gjithë vizitorët tanë (që përfshinë persona ose përfaqësues të subjekteve juridike, ose motorë digjital të cilët ngjiten, indeksojnë, kopjojnë, ruajnë ose transmetojnë përmbajtje digjitale).

Këto kushte të përdorimit mund të modifikohen në çdo kohë nga ana jonë. Prandaj, ju lutem kontrolloni kohë pas kohe këtë hapësirë të sajtit për të mësuar për ndryshimet e bëra.

Ne nuk mbajmë përgjegjësi për pasaktësitë apo anomali të tjera, si dhe çdo vendim të cilin ju e merrni duke u bazuar mbi informacionin e publikuar në këtë sajt. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dëmet individuale, kolektive, apo dëme të çfarëdo lloji tjetër që rezultojnë nga informacioni i marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi nga ky sajt. Po ashtu, sajti ynë mund të përmbajë lidhje të treta por ne nuk mbajmë përgjegjësi për përmbajtjen e sajteve të tilla.

Ju pajtoheni se përdorimi i shërbimeve tona nga ana juaj është subjekt i kushteve të përdorimit me të cilat pajtoheni që në çastin që hyni në këtë sajt dhe vazhdoni ta shfletoni. Nëse nuk pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe të tjera, ju lutem mos përdorni shërbimet tona.

SHËRBIMET

Materialet digjitale që ndërlidhen me shërbimet tona, ofrohen nga N.SH. 2LONLINE si shërbime për ju, për përdorim privat dhe jo-komercial. Materialet mund të përdoren nga ju vetëm për qëllime informacioni apo nëse nga ne ju lejohet ndryshe. Ne mund të shtojmë karakteristika të reja ose të fshijmë ato, në cilën do kohë që e vlerësojnë të arsyeshme edhe atë pa paralajmërim.

Ne, do të përkushtohemi që të ofrojmë shërbime digjitale kualitative. Pavarësisht kësaj, gjatë punës mund të shfaqen edhe gabime a lëshime të natyrës teknike ose si rezultat i përditësimeve të teknologjive, ose edhe pasaktësi të tjera. Andaj, ne nuk garantojmë që këto shërbime nuk do të ndërpriten apo do të jenë pa gabime a lëshime. Ne marrim përsipër përkushtimin për eliminimin e defekteve dhe gabimeve. Ne kemi të drejtën që në çdo kohë dhe pa njoftuar paraprakisht, të ndryshojmë, shtojmë ose të fshijmë faqen tonë plotësisht ose pjesërisht, ose që të pezullojë funksionimin e saj përkohësisht apo përgjithmonë, pa pasur detyrime.

Për më tepër, nuk jemi përgjegjës për asnjë-lloj përmbajte të transmetuara ose publikuar te shërbimet tona nga palët e treta. Cilado nga këto përmbajte të palëve të treta nuk pasqyrojnë qëndrimin tonë.

Ne, në mënyrë periodike planifikomë rënie të platformës për qëllime të mirëmbajtjes ose përditësimit. Rënie të pa-planifikuara mund të ndodhin. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për humbjen e të dhënave lëvizëse të transmetuara gjatë kohës së rënies së planifikuar ose të pa-planifikuar, ose ndërprerje të ueb hostit nga provajderi.

Ne, nuk jemi përgjegjës dhe nuk kontrollojmë, çdo material të aplikacioneve të palëve të treta ose reklama të cilat janë postuar te ne, nuk marrim asnjë përgjegjësi për mallrat ose shërbimet e ofruara nga reklamuesit e saj. Kur ju vizitoni faqet tjera dhe shërbimet nga një palë e tretë, ju duhet t’i referoheni “Kushteve të Përdorimit” individual për secilën ueb faqe të tillë.

E DREJTA E AUTORIT

Të gjitha materialet në shërbimet tona, përfshirë programe, tekstet, videot, fotografit, skedarë të zërit, janë e drejtë e autoriale e mbrojtur sipas ligjeve në fuqi dhe nuk mund të ri-prodhohen, ri-publikohen, distribuohen, transmetohen, kopjohen, ruhen, shiten, në asnjë formë e cila nuk përshtatet me “kushtet e përdorimit” të përcaktuara nga ne. Materialet dhe përmbajtjet e shfaqura, publikuara ose të huazuara nga pala e tretë (përfshirë programe, tekstet, videot, fotografit, skedarë të zërit), janë e drejtë ekskluzive e tyre dhe për çfarëdo interesi që keni, ju duhet të drejtoheni te ato palë dhe të njoftoheni apo t’i lexoni “kushtet e përdorimit” individual për secilën ueb faqe të tillë.

Materialet e palëve të treta te ne, janë mbi bazën e respektimit të marrëveshjeve apo kushteve të përdorimit dhe përmbajnë qartë burimin origjinal. Publikimi i tyre te ne është thjesht për informim dhe çfarëdo që dëshironi në lidhje me to, ju duhet të kontaktoni drejtpërdrejtë autorët apo sajtet përkatëse.

Materialet e shërbimeve tona mund të përdoren vetëm me pëlqim të palëve ose për qëllim jo-komercial, studim ose hulumtim. Ju jeni të obliguar të citoni burimin e informacionit në rast se shfrytëzoni përmbajtjen e tillë.

Ju nuk keni të drejtë intelektuale në përmbajte nëse nuk jeni autor i saj. Ju mund bëni kopje të printuar ose elektronike të materialit ose artikullit por jeni të obliguar që mos të fshini kredencialet/logon dhe adresën e portalit 2LONLINE.

Nëse ju shkelni kushtet e përdorimit, 2LONLINE mund të ju njoftojë me shkrim ose të marr veprime për të ndaluar qasjen në shërbime ose të i adresohet institucioneve përkatëse.

Nëse ju besoni se ndonjë përmbajtje në portalin 2LONLINE shkel të drejtën e autorit ose të drejtat ligjore të tjera intelektuale-pronësore, ju mund të na njoftoni, duke siguruar informacionin e kërkuar mbi të drejtën intelektuale dhe autoriale, që ne të ndërmarrim veprimin konkret për të qartësuar, përmirësuar, larguar materialin në fjalë.

Ju mund të na kontaktoni këtu:
Adresa: Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë
Tel: +383 44 177 281
E-mail: [email protected]

SHENJA DALLUESE

Portali 2LONLINE.COM, emri, logo dhe përmbajtjet intelektuale/autoriale janë pronë e N.SH. 2LONLINE dhe nuk mund të përdoren në asnjë formë pa leje paraprake.

PËRMBAJTJET E SHFRYTËZUESVE (USERAT DHE OPINIONET)

Portali 2LONLINE mund të ju jap mundësi shfrytëzuesve të transmetojnë ose publikojnë përmbajte tekstuale, fotografi, video, ose zë. Ju mund të shpërndani ose publikoni përmbajtjet e shfrytëzuesit. Ne, jo domosdoshmërish përkrahim, sanksionojmë, inkurajomë ose pajtohemi me përmbajtjen e cilit do variant të shfrytëzuesit dhe se është përgjegjësi e vetme e tyre.

Përmbajtjet e tilla që na vijnë nga shfrytëzuesit, opinionistët, janë pronë e tyre dhe jo e jona. Megjithatë, me faktin e dërgimit tek ne për botim, ata pajtohen të na japin të drejtën, pa-pagesë për ta përdor, riprodhuar, modifikuar, adaptuar, publikuar, mos-publikuar, larguar, përkthyer, shpërndarë, transmetuar duke përdorur autorësinë e tij me të dhëna të tjera të ofruara në lidhje me atë përmbajtje.

E drejta e publikimit apo jo të përmbajtjes së ofruar, është e drejtë ekskluzive e jona. Ne nuk do të publikojmë përmbajtje të cilitdo shfrytëzues/opinionist e cila: është e paligjshme, kërcënuese, ngacmues, abuziv, e rreme, e pasaktë, mashtruese, ofendues, papëlqyeshme, e papërshtatshme, shpifëse, e pahijshme, vulgare, pornografike, poshtëruese e privatësisë së tjetrit, ose e dëmshme për të miturit ose ndaj grupeve të margjinalizuara.

Përmbajtjet e shfrytëzuesit/opinionistit janë përgjegjësi e vetme e tyre dhe nëse ju lexues vlerësoni se ka përmbajtje të tillë që mund të jetë përvjedhur, ju keni të drejtë në ankesë për përmbajtjet e tilla dhe duhet të na lajmëroni përmes email ([email protected]). Ne kemi të drejtën që përmbajtët e tilla, pas raportimit, me ndonjë arsye të bazuar, pa-lajmërim ta fshijmë nga platforma.

MEDIAT SOCIALE

Portalin 2LONLINE.com mund ta gjeni edhe në rrjetin social Facebook, nga ku ju mund t’i qaseni informacioneve të postuara në sajtin tonë. Vizitorëve tanë u lejohet shpërndarja e postimeve, pëlqimi apo komentimi në këtë faqe.

Ju mund të komunikoni me ne edhe përmes faqes tonë në rrjetin social facebook. Ju duhet të lexoni kushtet e përdorimit të rrjetit social facebook për të përdorur këtë platfomë.

Gjatë komentimit në postime nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve apo ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Portali 2LONLINE.com mbanë të drejtën e fshirjes së komenteve ose bllokimit të shfrytëzuesit përgjithmonë nëse thyejnë rregullat e komunikimit. Komentet e publikuara nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Redaksisë 2LONLINE.com

POLITIKAT E PRIVATËSISË

Portali 2LONLINE ka politikat e saj të privatësisë dhe në harmonizim me ligjet në Kosovë për mbrojtjen e të dhënave personale për informacionet e mbledhura përmes shërbimeve digjitale. Politikat e privatësisë janë pjesë e kushteve të përdorimit dhe ju duhet t’i lexoni ato domosdoshmëritë. Politikat e privatësisë mund të modifikohen në cilën do kohë ose kohë pas kohe: prandaj, ju lutem kontrolloni këto kohë pas kohe.

REKLAMAT/MARKETINGU ONLINE

Portali 2LONLINE ofron hapësirë reklamuese për kompani të cilat ofrojnë shërbime ose produkte. Publikuesit njoftohen për çmimet dhe mundësit e formave të reklamimit. Portali 2LONLINE mund të shtojë ose largoj karakteristika të reklamimit me ose pa njoftim paraprak të reklamuesve. Megjithatë, shërbimet e parapaguara për periudhë të miratuar midis palëve nuk do të ndryshon dhe do të respektohen deri në përfundimin e datës së caktuar.

NDRYSHIMI I KUSHTEVE

Ne mund t’i ndryshojmë këto kushte të përdorimit kurdoherë që vlerësojmë se duhet bërë dhe pa paralajmërim.

Përditësimi i fundit: Më 03.02.2017